Policia e Kosovës në rajonin e Pejës, ka njoftuar se dje rreth 11:00, në fshatin Vitomiricë, ka pranuar informatë për një rast dhunë në familje.
“Policia menjëherë ka shkuar në vendngjarje, dhe njësiti përkatës ka marrë veprimet e duhura për këtë rast, pas intervistimit të viktimës Policia ka siguruar informacion se i dyshuari posedon armë në shtëpinë e tij”, thuhet në njoftim.
Njësiti i hetimeve pranë Stacionit Policor në Pejë, me urdhër të gjyqtarit të procedurës paraprake, ka bastisur shtëpinë e të dyshuarit, dhe gjatë bastisjes janë gjetur dhe sekuestruar:
• 1 (një) pushkë gjysmë automatike cal 7.62x39mm
• 1 (një) arme automatike cal 7.62x25mm
• 212 (dy qind e dymbëdhjetë) fishekë cal 7.62x25mm
• 152 (njëqind e pesëdhjetë e dy) fishekë cal 7.62x39mm
Personi i dyshuar është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të Prokurorit të shtetit lirohet në procedurë te rregullt. /Telegrafi/