Telegrafi

Arrestohet një person në Drenas, policia i gjeti në automjetin e tij 16 shtetas të huaj

Foto: Ilustrim

Një person është arrestuar dje në Drenas, pasi gjatë kontrollit në automjetin e tij, policia ka hasur 16 persona shtetas të huaj (Sirisë dhe Irakian).

Emigrantët janë dërguar në zyrën për migrim.

I dyshuari me vendim të prokurorit është arrestuar dhe dërguar në mbajtje. /Telegrafi/