Policia e Kosovës ka njoftuar se mbrëmë ka arrestuar një person në Podujevë, nën dyshimin se është përfshirë në një rast të vjedhjes së rëndë, që ka ndodhë në rrugën “Xhemail Mustafa”.
“Personi i dyshuar , i cili dyshohet se gjatë natës së kaluar, me forcë kishte depërtuar brenda një lokali , ku ka marrë gjësende në vlerë rreth 1250 euro, është arrestuar në flagrancë nga ana e policisë”, thuhet në njoftim.
Personi i dyshuar A.H, mashkull,37 vjeç, është dërguar në mbajtje.
I njëjti për veprën vjedhje e rëndë dhe disa vjedhje të tjera ku dyshohet të jetë i përfshirë, do të intervistohet sot për shkak se pas bërjes së testit, mbrëmë ka rezultuar i dehur. /Telegrafi/