Policia e Kosovës ka arrestuar një person në fshatin Shtedim, Podujevë, nën dyshimin për posedim të armëve të paligjshme.
Pas raportimeve se në shtëpinë e të dyshuarit kishte armë zjarri, njësitet policore, në bashkëpunim me Prokurorinë, kanë kryer një bastisje në shtëpinë dhe objektet përcjellëse të të dyshuarit.
Gjatë bastisjes janë sekuestruar tri armë të gjata, përfshirë 60 fishekë (43 për pushkë gjysmë-automatike, 17 për pushkë gjahu), një gëzhojë dhe një karikator i zbrazur.
I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/