Telegrafi

Arrestohet kreu i Gjykatës së Lartë të Ukrainës, prokurorët publikojnë fotografinë e tufave me dollarë në divan

Kreu i Gjykatës së Lartë të Ukrainës u arrestua nën dyshimin për korrupsion, njoftoi zyra e prokurorisë speciale kundër korrupsionit.

Prokurori nuk përmendi emrin e të arrestuarit, duke thënë vetëm se bëhet fjalë për kreun e Gjykatës së Lartë, të cilit ende nuk i është dorëzuar një “njoftim për dyshimin e kryerjes së veprës penale”.

Gjykata e Lartë e Ukrainës kryesohet nga Vsevolod Kniaziev. Ai nuk ishte i disponueshëm për koment, transmeton Telegrafi.

Byroja Kombëtare Antikorrupsion e Ukrainës njoftoi se “korrupsioni në shkallë të gjerë në Gjykatën e Lartë është ekspozuar”.

Ata pretendojnë se gjyqtarët dhe drejtuesit e tjerë të Gjykatës së Lartë të Ukrainës “kanë marrë pagesa të pamerituara”.

Byroja Kombëtare Kundër Korrupsionit të Ukrainës (NABU) publikoi një foto të tufave dollarësh të rregulluara mjeshtërisht në një divan.

“Përmes prezantimit të rasteve dhe akteve reale, ju shihni se cili është prioriteti ynë: luftimi i korrupsionit”, tha drejtori i NABU, Semen Krivonos. /Telegrafi/