Telegrafi

Arrestohet ish polici serb në veri të Mitrovicës, nën dyshimin për krime lufte

Një person, ish-polic në Policinë e Kosovës nga komuniteti serb me inicialet S.T është arrestuar të enjten pasdite në shtëpinë e tij në “Lagjen e boshnjakëve” në veri të Mitrovicës.

Siç merr vesh Telegrafi nga burimet e saj, ai është arrestuar për shkak të dyshimit se ka kryer krime lufte.

Telegrafi ka provuar të marr një konfirmim nga zyra për informim të Policisë së Kosovës, por ende nuk ka një përgjigje nga ta. /Telegrafi/