Site icon Telegrafi

Arrestohet ish-kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici

Ish-kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici është vendosur në pranga pas publikimit të videoskandalit ku kryente marrëdhënie seksuale në zyrë. Arrestimi i Gjicit ka ardhur me urdhër të SPAK.

Ndërkaq pas video-skandalit, Struktura e Posaçme Anti Korrupsion “zbarkoi” në godinën e bashkisë së Kukësit, aty ku oficerët e Byrosë Kombëtare të Hetimit morën serverin e kamerave të sigurisë së institucionit, por edhe dhjetëra dokumente.

Përmes kamerave të sigurisë synohet që të arrihet në konkluzione për kohën e saktë kur vajza ka hyrë në mjediset e bashkisë apo me kë ka komunikuar ajo gjatë hyrjes apo edhe gjatë daljes.

Video skandali i Gjicit, Prokuroria e Posaçme SPAK sekuestron serverin e kamerave në Bashkinë e Kukësit
Lexo po ashtu Video skandali i Gjicit, Prokuroria e Posaçme SPAK sekuestron serverin e kamerave në Bashkinë e Kukësit

Ndërsa përmes dokumenteve të sekuestruara, synohet të faktohet nëse vajza ka aplikuar për ndonjë procedurë prokurimi publik në këtë bashki apo jo.

Të gjitha këto veprime bëhet e ditur, se janë realizuar në kuadër të hetimit që po kryhet për shpërdorim detyre ndaj ish-kryebashkiakut Safet Gjici, i cili u përfshi në skandal, pas publikimit të një video ku ai shfaqet duke kryer marrëdhënie seksuale me një grua, tashmë të identifikuar.

Nga ana tjetër, bëhet me dije, se SPAK i ka ndaluar vajzës që të dalë jashtë Shqipërie, ku urdhëri i është përcjellë policisë së Kufirit e Migracionit./rtsh.al/

 

 

Exit mobile version