Site icon Telegrafi

Arrestohet Erion Veliaj me urdhër të SPAK

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, është arrestuar këtë të hënë me urdhër të Prokurorisë së Posaçme SPAK.

Ndaj Veliajt, Prokuroria e Posaçme po kryente hetime lidhur me disa akuza, si shpërdorim detyre, korrupsion aktiv, korrupsion pasiv, mosdeklarim i pasurisë dhe pastrim parash, raporton A2 CNN.

Lexo po ashtu Detaje nga arrestimi i Veliajt, GJKKO vendos arrest me burg për kryebashkiakun e Tiranës dhe arrest shtëpiak për bashkëshorten e tij

Gjithashtu, zyrtarë të Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë kryer disa herë kontrolle në ambientet e biznesit të bashkëshortes së Veliajt, Ajola Xoxa, dhe vëllait të tij, Arbi Veliaj. /Telegrafi/

Exit mobile version