Policia ka arrestuar të dyshuarin, i cili sot me veturë e goditi për vdekje një person në Pejë.
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, i ka thënë Telegrafit se i dyshuari ka goditur viktimën me qëllime hakmarrjeje.
“Është arrestuar i dyshuari [që goditi viktimën me veturë] dhe me urdhër të Prokurorit të Shtetit është ndaluar 48 ore për veprën penale vrasje e rëndë me qëllime hakmarrje”, ka thënë Nikçi.
Ndryshe, nga burime jo zyrtare Telegrafi mëson se viktima dhe i dyshuari që e goditi me veturë janë shtetas të Shqipërisë.
Sipas burimeve viktima ia kishte djegë shtëpinë në Elbasan, të dyshuarit që sot në shenj hakmarrje e ka goditur me veturë në Pejë. /Telegrafi/