Site icon Telegrafi

Arrestohet i dyshuari për plagosjen e dy personave në Shtërpcë

(E plotësuar) Personi i dyshuar për plagosjen e dy personave sot në Drajkovc të Shtërpcës është arrestuar nga Policia e Kosovës, tek i cili është konfiskuar edhe arma e zjarrit.

Në njoftim thuhet se Policia Rajonale e Ferizajt, pas një pune intensive hetimore, grumbullimit të informacioneve në terren kanë identifikuar e më pas kanë arrestuar të dyshuarin A.K. i moshës 33 vjeçar.

“Hetuesit rajonal kanë gjetur e më pas kanë konfiskuar armën e zjarrit (pistoletë) me të cilën dyshohet se është kryer vepra penale. Si provë materiale është konfiskuar edhe automjeti i udhëtarëve me të cilën dyshohet se ka lëvizur i dyshuari”, thuhet në njoftim, transmeton Telegrafi.

Ndryshe, Policia ka njoftuar se dy persona, njëri 11-vjeçar e tjetri 21-vjeçar, janë plagosur sot në fshatin Drajkovc të Shtërpcës, pasi në drejtim të tyre është shtënë me armë zjarri nga një automjet në lëvizje. Të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën./Telegrafi/

Exit mobile version