Policia e Kosovës njofton se është arrestuar një mashkull i cili ka shkuar për ta parë vëllain e tij të ndaluar në pikën kufitare së bashku me kamionin me dru.
“Në Bërnjak me datë 10.10.2019, në orën 16:15, është arrestuar një i dyshuar mashkull serb i cili ka shkuar për ta parë vëllain e tij të cilin e kishin ndaluar në pikë kufitare së bashku me kamionin me dru, vlen të ceket se i dyshuari është arrestuar pasi nuk ka respektuar urdhrat e personit zyrtar dhe ka tentuar të futet në zyrën ku ishte i dyshuari tjetër duke u intervistuar”, thuhet në raport.
Sipas raportit me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt./Telegrafi/