Telegrafi

Arrestohet i dyshuari për aksidentin me fatalitet në Ozdrim të Istogut

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar të dyshuarin për aksidentin me fatalitet në Ozdrim të Istogut.

Në aksidentin që ndodhi të martën në ora 13:47 humbi jetën një vajzë shtatëvjeçare.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Egjiptas, pasi që i njëjti përderisa ishte duke lëvizur me veturën, duke mos përshtatur shpejtësinë e lëvizjes, ndeshet me veturën tjetër. Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore pësojnë dy drejtuesit dhe dy pasagjere femër K-Shqiptare  dhe të njëjtit dërgohen për tretman mjekësor, ku mjeku kujdestar konstaton se njëra nga viktimat femër ka ndërruar jetë”, thuhet në raportin 24 orësh.

Lexo po ashtu Aksident i rëndë në Ozdrim të Pejës, humb jetën 7-vjeçarja

Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës i është liruar familjarëve, ndërsa i dyshuari dërgohet në mbajtje. /Telegrafi/