Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar të dyshuarin për aksidentin me fatalitet në Ozdrim të Istogut.
Në aksidentin që ndodhi të martën në ora 13:47 humbi jetën një vajzë shtatëvjeçare.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Egjiptas, pasi që i njëjti përderisa ishte duke lëvizur me veturën, duke mos përshtatur shpejtësinë e lëvizjes, ndeshet me veturën tjetër. Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore pësojnë dy drejtuesit dhe dy pasagjere femër K-Shqiptare dhe të njëjtit dërgohen për tretman mjekësor, ku mjeku kujdestar konstaton se njëra nga viktimat femër ka ndërruar jetë”, thuhet në raportin 24 orësh.
Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës i është liruar familjarëve, ndërsa i dyshuari dërgohet në mbajtje. /Telegrafi/