Telegrafi

Arrestohet 31-vjeçari mashtrues, përfitoi para në emër të “të sëmurit”

Një person me iniciale B.K u kap diku në Obiliq paraditen e së martës, pasi ishte në kërkim që nga tetori i vitit të shkuar, si i dyshuar për keqpërdorim të besimit të qytetarëve, duke kërkuar ndihmëmateriale, gjoja se për një të sëmurë.

Rasti ishte lajmëruar në Stacionin Policor në Gjilan, nga një personalitet i njohur jo vetëm në këtë qytet, Princ Valentino Corleone, i cili përmes internetit, apeloi për të grumbulluar mjete monetare.

Corleone mirëpriti lajmin e arrestimit, sikur edhe qytetarë tjerë, që këto vepra, si ajo që bëri B.K. i konsiderojnë të dëmshme, raporton Klan Kosova.

Gjilanasit bëjnë thirrje për më shumë kujdes në këso raste.

Lexo po ashtu Mashtrimi me apel për ndihmë - Policia dhe Prokuroria në Gjilan nisin hetimet për rastin ku u dhuruan 94 mijë euro

18 mijë euro dyshohet se i përfitoi personalisht i riu, i cili në internet ishte lajmëruar nga Mitrovica. Pjesën tjetër të parave të dhëna si ndihmë nga donatorët, nuk ia ka dalë t’i nxjerrë nga llogaria bankare.