Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arritur të arrestojë personin i dyshuar, i cili mbrëmë kishte goditur qëllimisht me veturë punëtorin e një pompe të derivateve në Pejë.
Në njoftimin e policisë thuhet se i arrestuari është M.M 25 vjeçar.
“Më datë 16. dhjetor 2023 rreth orës 23:22, Policia është informuar se në rrugën “ UÇK ” në Pejë ka ndodhur një incident.
Policia menjëherë iu ka përgjigjur vendit te ngjarjes dhe me të arritur në atë lokacion nga viktima dhe dëshmitaret kanë kuptuar se i dyshuari e kishte goditur me veturë viktimën me ç ‘rast i kishte shkaktuar lëndime të renda trupore dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. Viktima është dërguar për tretman mjekësorë në Spitalin Rajonal në Pejë.
Pas këqyrjes së vendit të ngjarjes, janë mbledhur dëshmi si dhe është sekuestruar automjeti i të dyshuarit M. M. i lindur me 1998”, thuhet në njoftim.
Pas një pune intensive nga hetuesit rajonal me datë 17. 12. 2023 është arritur ta identifikojnë dhe arrestojnë të dyshuarin.
Pas intervistimit të të dyshuarit në prezencën e Avokatit mbrojtës, me urdhër të Prokurorit shtetit i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh. /Telegrafi/