Telegrafi

Arrestohen shtatë nxënës në Lipjan, janë rrahur mes vete

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se janë arrestuar shtatë nxënës pasi të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë rrahur mes veti.

Rasti ka ndodhur të premten në orën 12:30.

Të dyshuarit janë intervistuar në prezencë të prindërve dhe në konsultim me prokurorin për të mitur të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. /Telegrafi/