Policia e Kosovës në rajonin e Pejës, me qëllim të realizimit të urdhëresë se Gjykatës Themelore Pejë, pas një pune operativo-hetimore, ka arritur që të siguroj informacione mbi vendndodhjen e personave të kërkuar.
“Në orët e mëngjesit të datës 29.07.2021, njësitet e Stacionit Policor në Pejë të mbështetura nga Njësiti për reagim të shpejtë (NJRSH), kanë arrestuar katër persona në lokacione të ndryshme në zonën e Stacionit Policor Pejë, të cilët kërkoheshin për veprat penale: Tre persona të dyshuar për veprën penale ‘grabitje’ të cilët janë të dënuar me katër vite burg, dhe një person i dyshuar për veprën penale ‘Vjedhje e rëndë’”, thuhet në njoftim.
Pas arrestimit të dyshuarit për veprën penale “grabitje” janë dërguar në vuajtje të dënimit në qendrën e paraburgimit në Prishtinë, ndërsa i dyshuari për veprën penale “ vjedhje e rëndë” është dërguar në Prokurorinë Themelore në Prishtinë. /Telegrafi/