Telegrafi

Arrestohen dy shtetas të huaj për vjedhje në Pejë

Foto: Arkiv

Në Stacionin Policor  në Pejë, të enjten është paraqitur viktima mashkull, i cili deklaron se e ka parkuar automjetin e tij në rrugën “Qarshia e gjatё” në Pejё dhe në momentin qё ёshtё kthyer e ka vërejtur se dikush kishte hyrë nё veturën e tij dhe kishte vjedhur një telefon dhe njё palё syze.

Hetuesit e Stacionit Policor nё Pejё, menjëherë iu kanë përgjigjur vendit tё ngjarjes, tё cilёt kanё marrё masat e nevojshme pёr identifikimin e tё dyshuarve.

“Pas njё kohe shumё tё shkurtёr kanё arritur tё identifikojnё dhe arrestojnё tё dyshuarit: H.A. 1994 marokian dhe J.B. 1993, algjerian”, thuhet në njoftim.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit  të shtetit, të dyshuarve iu është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orëve. /Telegrafi/