Dy persona në dy raste të ndara janë arrestuar pasi kanë zhvilluar veprimtari ilegale në Podujevë.
Në rastin e parë një në cilësi të provave materiale janë sekuestruar një shtëpizë kompjuteri, dy lap-top, tri aparate për printim të tiketave, tiketa të shtypura dhe një shumë e parave prej 292 euro.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti në një lokal ka zhvilluar veprimtari ilegale. Njësiti policor në cilësi të provave materiale ka sekuestruar një shtëpizë kompjuteri, dy lap-top, tri aparate për printim të tiketave, tiketa të shtypura dhe një shume të parave prej 292 euro. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raport.
Ndërsa në rastin e dytë në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar katër aparate të lojërave dhe 1,305 euro.
“Podujevë 16.01.2025-19:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti në një lokal ka zhvilluar veprimtari ilegale. Njësiti policor në cilësi të provave materiale ka sekuestruar katër aparate të lojërave dhe 1305 euro. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raport.
Sipas raportit rastet janë cilësuar si “Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”. /Telegrafi/