Telegrafi

Arrestohen dy persona në Vërmicë, të dyshuar për posedim të substancave narkotike

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy persona në Vërmicë, të dyshuar për posedim të substancave narkotike

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë, pasi që gjatë një kontrolli në veturën e të dyshuarve dhe tek njëri prej të dyshuarve nën veshje të brendshme janë gjetur dhe janë konfiskuar sasi e dyshuar e substancave narkotike me sa vijon: 5 qese të vogla narkotike të llojit marihuanë, 1 qese me lëndë të dyshuar (kokainë), 1 epruvetë e vogël me lëndë të dyshuar (kokainë) dyshohet deri në verifikim, 1 qese me lëndë të dyshuar pluhur të bardhë që dyshohet se përdoret për përzierje të narkotikëve, dy copë mullinj për përpunimin e substancës narkotike si dhe një thikë luftarake”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës./Telegrafi/