Telegrafi

Arrestohen dy persona në Pejë e Podujevë – dyshohet se dhunuan dy vajza

Policia e Kosovës njoftoi të enjten se ka arrestuar dy persona në Pejë e Podujevë, pasi të njëjtit dyshohen për veprën penale “Dhunimi”.

Siç bëhet e ditur, viktimat janë vajza dhe njëra nga to është dërguar në strehimore.

Ndërsa, dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Njoftimi i policisë:

DHUNIM

Podujevë 23.01.2023 – 01:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje, ndërsa viktima është dërguar në strehimore.

DHUNIM

Pejë 2022 – NN. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/