Telegrafi

Arrestimi i ish-ushtarit të UÇK-së në Maqedoninë e Veriut, ambasadori Qehaja vizitoi gjykatën në Tetovë

Ish-ushtari i UÇK-së, Blerim Ramadani dje ndaluar nga Policia e Maqedonisë së Veriut, me një fletarrest të lëshuar nga Serbia.

Lexo po ashtu Ish-ushtari i UÇK-së ndalohet në Maqedoninë e Veriut me fletarrest të lëshuar nga Serbia

Ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Florian Qehaja sot ka vizituar gjykatën e Tetovës, pasi ish-ushtari i UÇK-së, Blerim Ramadani është arrestuar në Maqedoninë e Veriut.

Nga Ministria e Jashtme e Kosovës më herët kanë deklaruar se ambasadori Qehaja gjithashtu ka siguruar se Ramadani nuk do t’i dorëzohet Serbisë.

“Jemi duke u marrë me rastin, e kemi rastin shumë të fortë që kjo nuk do të ndodhë. Jemi në komunikim me qeverinë e re këtu por edhe me organet e drejtësisë,” u shpreh Qehaja për “RTV Dukagjini”.

Lexo po ashtu SPB Tetovë konfirmon arrestimin e ish-ushtarit të UÇK-së, është arrestuar në vendkalimin kufitarë Jazhincë

Ramadani është ish-ushtar i Zonës Operative të Nerodimes, ndërsa ishte arrestuar sipas fletarrestit nga Serbia.

Ramadani është nisur drejt Gjykatës Penale në Shkup./Telegrafi/