Telegrafi

Arrestimet në veri të Kosovës, Vuçiq mbledh Këshillin e Sigurisë Kombëtare

Pas aksionit të njësive të ROSU-s të ndërmarrë në komunat veriore të Kosovës, kanë ardhur edhe reagime nga Serbia.

Ndër reagimet e para ka qenë edhe ai i presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, i cili sipas mediave ka urdhëruar njësitë ushtarake të jenë në gjendje gatishmërie.

Gjithashtu, është raportuar se Ministria e Brendshme gjithashtu ka vënë në gjendje të plotë gatishmërie njësinë e policisë speciale.

Megjithatë, përveç këtyre, mediumi serb Blic.rs raporton se presidenti Vuçiq ka një takim edhe me Këshillin për Sigurinë Kombëtare, përcjell Telegrafi.

Lexo po ashtu Pas aksionit në veri, Thaçi mbledh strukturat e sigurisë

Po sipas këtij mediumi, Vuçiq ka paralajmëruar përfaqësuesit e Bashkimit Evropian se Serbia do të reagonte nëse njësitë e ROSU nuk tërhiqen nga veriu i Kosovës sa më parë që të ishte e mundur.

Vuçiq gjithashtu kishte kërkuar nga qendrat politike perëndimore që të ndalin Prishtinën dhe u ka bërë të qartë se Serbia nuk do të lejojë pastrimin etnik në Kosovë.

Gjithashtu i pari i shtetit serb po pret çdo lloj ndihme dhe mbështetje nga aleatët, Rusia dhe Kina, ka raportuar Tanjug. /Telegrafi/