Virgil Van Dijk ka zgjedhur që të nis një aventurë të re mes situatës së tij të kontratës tek Liverpooli, sipas raportimeve të fundit.
Van Dijk do të mbetet pa kontratë në fund të sezonit dhe do të jetë një lojtar i lirë siç qëndrojnë gjërat.
Ai ende nuk ka nënshkruar një marrëveshje të re me Liverpoolin, teksa në të njëjtën situatë janë edhe Trent Alexander-Arnold dhe Mohamed Salah.
Sipas një raportimi nga mediumi spanjol Fichajes, Van Dijk ka marrë vendimin për të mos rinovuar me Liverpoolin, duke vendosur që të nis një aventurë të re ku Bayern Munich po shihet si një destinacion i mundshëm për të.
Sipas raportit, ai ka marrë një ofertë shumë atraktive nga Bayerni, të cilët janë në mesin e klubeve që po vëzhgojnë me kujdes situatën e Van Dijk.
Gjiganti gjerman i ka propozuar atij një kontratë luksoze dhe burime pranë lojtarit sigurojnë se 33-vjeçari është shumë afër që ta pranojë propozimin e tyre.
Largimi i Van Dijk nga ‘Anfield’ do të ishte një goditje e madhe për Liverpoolin dhe Arne Slot, me këtë të fundit që e përsëriti se do të donte ta kishte holandezin në ekip sezonin e ardhshëm.
“Gjëja e vetme që di është se dua që Virgil të jetë këtu sezonin e ardhshëm. E gjithë pjesa tjetër, këto thashetheme për kontratën, kjo nuk është ajo që do të diskutoj këtu”, ka thënë Slot.
Liverpooli u eliminua nga Liga e Kampionëve të martën dhe pas ndeshje Van Dijk tha se ‘nuk e ka asnjë ide’ se çfarë premton e ardhmja për të./Telegrafi/