Pamjet e një zjarri të madh në Kherson janë shpërndarë nga Shërbimi Shtetëror i Emergjencave të Ukrainës mëngjesin e sotëm.
Në një postim në Telegram, autoriteti tha se granatimet ruse gjatë natës shkaktuan djegien e ndërtesës së banimit, përcjell Telegrafi.
Kështu, dhjetëra pjesëtarë shpëtimi dhe tri njësi pajisjesh thuhet se u dërguan për të shuar flakët.
Qyteti port në jug u pushtua nga forcat ruse në fillim të luftës, por u rimor nga Ukraina në nëntor.
Tërheqja ishte një nga pengesat më të mëdha të Moskës që nga fillimi i agresionit në shkurt të vitit të kaluar dhe la pothuajse të gjithë qytetin pa energji elektrike.
Që atëherë, ajo ka qenë nën sulme të shumta.
“Armiku nuk e ndal terrorin e banorëve të rajonit Kherson”, tha Shërbimi Shtetëror i Emergjencave të Ukrainës.
“Ne nuk do të harrojmë, nuk do të falim”. /Telegrafi/