Telegrafi

Armata e Chelseat për të luftuar në këtë edicion për të gjithë trofetë – The Blues kanë tashmë dy formacione

Chelsea kishte një verë jo edhe aq të nxehtë si janë mësuar tifozët të shikojnë, veçanërisht ata të bluve.

Skuadra londineze transferoi Romelu Lukakun për shifrën rekorde 115 milionë euro, e që në minutat e fundit të afatit kalimtar rrëmbyen edhe Saul Niguezin.

Big Rom u rikthye te Chelsea nga Interi për t’i zgjidhur problemet në sulm, derisa spanjolli u bashkua me blutë në formë huazimi nga Atletico Madridi deri në fund të sezonit.

Lexo po ashtu Në detaje - e gjitha që ndodhi në ditën e fundit të afatit kalimtar veror 2021

Skuadra nga Londra ka paguar pesë milionë euro për huazimin e Niguez, e që mund ta mbajë atë në një kontratë të përhershme nëse arrin të shfaq cilësitë e tij.

Me këto dy transferime, mund të thuhet se Chelsea ka ndërtuar tashmë dy skuadra për të konkurruar në të gjitha garat.

Kampioni në fuqi i Evropës shpreson se me këtë armatë ta rikthejë titullin e Ligës Premier në Stamford Bridge, pse jo edhe ta mbroj atë të Ligës së Kampionëve. /Telegrafi/

Formacioni i parë

Foto: GiveMeSport

 

Formacioni i dytë

Foto: GiveMeSport