Telegrafi

Armaldo Kllogjeri: Dal nga shtëpia nëse largohet Luizi dhe Olta

Foto: Screenshot/YouTube

Banori i Big Brother VIP Albania, Armaldo Kllogjeri, këto ditë ka krijuar debate të shumta në shtëpi.

Kjo pasi është në një nominim të fortë me Luizin dhe Kristin, ndërkohë që ka një frikë të madhe se do të largohet nga shtëpia e famshme.

Në një bisedë së fundmi me Luizin ku ishte e pranishme edhe Olta, Maestro tha se largohet nga shtëpia nëse del ai bashkë me Oltën.

Foto: Screenshot/YouTube

“Ju e keni vënë re edhe kaq. Se unë nuk mund ta kem atë humorin që kam me ju me të tjerët”, u shpreh ai.

Lexo po ashtu “Shumë gjëra kanë qenë të imponuara” - ftohet marrëdhënia e Keisit dhe Kristit

“Ti je duke thënë kurdo në çdo moment. Ti e thua këtë se je i sigurt se e di që shkojmë në finale”, tha nga ana tjetër Luizi.

Foto: Screenshot/YouTube

Nominimi i tyre erdhi pas një kurthi që iu bëri artisti shkodran, teksa u fut në tualet bashkë me ta.

Një gjë e tillë nuk lejohet në formatet si Big Brother dhe për këtë ‘Vëllai i Madh’ vendosi që të tre t’i dërgojë në nominim. /Telegrafi/