Arjen Robben ka njoftuar së është pensionuar nga futbolli në moshën 35 vjeçare. Holandezi i kaloi pothuajse dy dekada në kulmin e futbollit evropian, duke luajtur me klube të mëdha si PSV, Chelsea, Real Madrid dhe Bayern Munich.
Ai lëshoi një deklaratë të enjten pasdite, ka i ka njoftuar fansat e futbollit me pensionimin e tij.
“Unë kam qenë duke menduar shumë gjatë javëve të fundit. Siç të gjithë e dinë, kam marrë kohë për të marrë një vendim të informuar për të ardhmen time pas ndeshjes së fundit me Bayern Munchen”.
“Unë [kam] vendosur për t’i dhënë fund karrierës sime si futbollist profesionist”.
“Është pa dyshim vendimi më i vështirë që unë e kam marr në karrierën time. Ishte një vendim ku “zemra” dhe “mendja” u përplasën. Prandaj do të ndalem përfundimisht, por është mirë në këtë mënyrë”,, ka shkruar Robben.
Karriera 19-vjeçare e Robben filloi në Groningen në vitin 2000. Ai kaloi te PSV Eindhoven në vitin 2002, ku e fitoi Eredivisie.
Ky ishte i pari nga 28 trofetë. Ai e ka fituar Ligën Premier dy herë me Chelsean, La Ligan një herë me Real Madridin dhe tetë tituj të Bundesligës ne Bayernin, ku e fitoi edhe një herë Ligën e Kampionëve.
Robben ka luajtur 96 ndeshje për Holandën ku ka shënuar 37 gola. /Telegrafi/