Telegrafi

Argjentina Ramosaj me “dashuri” të re (Foto)

Këngëtarja Argjentina Ramosaj duket se tashmë ka edhe një “dashuri” të re.

Bukuroshja e ka fituar veturën si dhuratë nga përfaqësuesit e markës Renault për Kosovë, AutoMita.

Argjentina ka marrë një veturë të tipit Renault Twingo, të cilën e ka vozitur gjatë vikendit që lamë prapa.

Ajo ka postuar edhe një fotografi në rrjetet sociale, duke falënderuar kompaninë Auto Mita dhe duke thënë se “po e pëlqen shumë këtë veturë”

“Thank you @auto.mita loving this car”, ka shkruar ajo sipër fotografisë së postuar.

Kujtomë se Argjentina u fejua disa muaj më parë me të dashurin e saj Dukagjinin, derisa çifti pret edhe fëmijën e parë. /Telegrafi/