Dy sulmuesit e Interit, Mauro Icardi dhe Lautaro Martinez, por edhe Giovanni Simeone e Paulo Dybala, janë ftuar nga Kombëtarja e Argjentinës, që e ka lënë jashtë Lionel Messi.
U flit se legjenda e futbollit argjentinas do të qëndrojë jashtë fushave me kombëtare këtë vit dhe ashtu do të ndodh.
Ai nuk është ftuar për dy ndeshjet me Guatemalan dhe Kolumbinë.
Trajneri i përkohshëm, Lionel Scaloni, u ka besuar sulmuesve të Serie A për këto dy ndeshje.
Icardi që nuk ishte ftuar në Kampionatin Botëror, do të jetë i ftuar për këtë ndeshje, së bashku me Lautaro Martinezin.
Aty janë edhe Giovanni Simeone dhe Paulo Dybala. /Telegrafi/
Skuadra e Argjentinës: Romero, Rulli, Armani; Mercado, Acuna, Funes Mori, Pezzella, Salvio, Tagliafico, Kannemann, Franco, Di Placido, Bustos; Meza, Vargas, Cervi, Vazquez, Lo Celso, Paredes, Ascacibar, Battaglia, Palacios, Gonzalo Martinez; Pavon, Angel Correa, Lautaro Martinez, Icardi, Simeone, Dybala.