Ish-mesfushori i Barcelonës, Atletico Madridit dhe i Kombëtares së Turqisë, Arda Turan, ka njoftuar tërheqjen e tij nga futbolli në moshën 35-vjeçare.
Turan ka qenë pa klub që nga skadimi i kontratës së tij me Galatasaray në fund të sezonit të kaluar, dhe tani ai ka konfirmuar se i ka varur këpucët.
Mesfushori gëzoi një karrierë të suksesshme e cila filloi në skuadrën e të rinjve Altıntepsi Makelspor. Megjithatë, ai shpejt u transferua në Galatasaray dhe fitoi titullin e Super Lig në 2008 gjatë qëndrimit të tij të parë me klubin.
All good things must come to an end… 💫
❤ @atletienglish 🤍
❤ @FCBarcelona 💙What a journey it has been, @ArdaTuran! 🇹🇷
All the best on your retirement! 🙌 #LaLigaSantander | #LaLigaHistory pic.twitter.com/M96cx0PGVN
— LALIGA English (@LaLigaEN) September 12, 2022
Ai arriti të kryejë një transferim te Atletico Madrid në vitin 2011 dhe bëri 46 paraqitje gjatë sezonit 2013/14, kur klubi fitoi La Ligën dhe arriti në finalen e Ligës së Kampionëve.
Arda Turan’ın Vedası şimdi LiBRE Channel’da!
🔗https://t.co/Fs3uySgFxy pic.twitter.com/XMG6LKymZW— LiBRE (@ChannelLibre) September 12, 2022
Një periudhë e përzier, por e ngarkuar me trofe, pesë-vjeçare me Barcelonën pasoi aty luajti midis viteve 2015 – 2020, përpara se të kthehej te Gala.
9️⃣9️⃣ & 6️⃣6️⃣ & 🔟 & 1️⃣4️⃣ @ArdaTuran
🗓️ Spor Toto Süper Lig'de
👕 215 maç
⚽ 37 gol
🅰️ 55 asist pic.twitter.com/au2IsPRs2L— Trendyol Süper Lig (@superlig) September 12, 2022
“Ka qenë një udhëtim i mrekullueshëm për mua, për nënën time, për babanë tim, për vëllain tim, gruan dhe fëmijët e mi. Shpresoj të ketë qenë edhe për ju”, ka shkruar Turan. /Telegrafi/