Arda Guler është kthyer në një nga lojtarët më premtues në futbollin evropian. Në moshën 18-vjeçare ai shkëlqen te Fenerbahçe dhe po tërheq vëmendjen e shumë skuadrave, të cilat kanë bërë një ofertë për nënshkrimin e tij, të inkurajuar nga një klauzolë e përballueshme prej 17.5 milionë eurosh.
Real Madrid është një nga skuadrat e interesuara për lojtarin turk, pasi ai përshtatet me politikën e tyre për të tërhequr lojtarë të rinj premtues me një kosto të arsyeshme.
Megjithatë, objektivat e lojtarit nuk përkojnë me planet e tyre, dhe ai e ka përjashtuar një lëvizje në Madrid për momentin.
“Arda Guler dëshiron të bashkohet me një ekip ku mund të luajë menjëherë. Atëherë Real Madridi do të ishte hapi tjetër i ëndrrave të tij”, shpjegoi gazetari turk Volkan Demir në llogarinë e tij zyrtare në Tëitter.
Plani i Madridit me Guler do të ishte të nënshkruante me të dhe ta linte të luante për Castilla për të përfunduar zhvillimin e tij, sipas Marca, por kjo nuk është pjesë e objektivave të lojtarit që nuk e ka fshehur dëshirën e tij për të veshur fanellën e Madridit.
Barça është një nga klubet e interesuara për nënshkrimin e yllit turk, së bashku me Milanin, Sevillan, Leipzig dhe Salzburg, ndër të tjera, të cilët kanë një rrugë të qartë për të tentuar ta nënshkruajnë pasi Los Blancos e kanë përjashtuar atë. /Telegrafi/