Arbër Zenelit nuk i kanë pëlqyer aspak krahasimet me shokun e ekipit në Përfaqësuesen e Kosovës, Milot Rashica.
Disa mediat dhe faqe të ndryshme sportive kanë marrë “mundin” t’i bëjnë disa sondazhe në formë krahasimesh për yjet e Kosovës.
Dy nga lojtarët që u krahasuan ishin sulmuesi i Werder Bremenit, Rashica dhe ai i Reims, Zeneli.
Megjithatë, kjo nuk i ka pëlqyer aspak Zenelit, i cili ka reaguar në rrjetet sociale duke iu kërkuar tifozëve dhe mediave mos të nxisin urrejtje mes lojtarëve.
“Së pari: nuk më intereson se çka qitni në mediat sociale, por ju lutem mos bëni urrejtje në mes te lojtarëve”.
“Pa marrë parasysh, asnjë lojtarë, asnjë kombëtare nuk i krahason lojtarët se cili është më i mirë ose më i dobët. Në Kosovë kjo po ndodh”.
“Ju lutem mos bëni krahasime, nuk është e nevojshme. E tërë kombëtarja janë të mirë, as njëri dhe as tjetër nuk munden me luajt lojën pa njëri-tjetrin”.
“Faleminderit për mirëkuptim. Arbër Zeneli”, ka shkruar sulmuesi i Kosovës në profilin e tij. /Telegrafi/