Site icon Telegrafi

Arber Zeneli lojtari i tretë më i shpejtë në Ligën e Kombeve, e konfirmon ndihmës trajneri i Kosovës

Hetrik Zeneli - njeriu i cili sërish u inspirua nga stadiumi për një paraqitje që do ta mbajë mend historia. Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi

Përfaqësuesja e Kosovës ka kaluar me sukses në gjysmëfinalen e Ligës D në Ligën e Kombeve.

Dardanët kanë shkëlqyer në Grupin 3 të Ligës D duke kaluar në gjysmëfinale pa pësuar humbje.

Njëri nga lojtarët që shkëlqeu më së shumti në këto kualifikime ishte padyshim Arber Zeneli me golat e tij.

Zeneli përveç golave ka qenë fantastik edhe në lojën e tij, por ajo është konfirmuar është se ka vrapuar 33,8 km/h.

Kjo është konfirmuar nga ndihmës trajneri i Kosovës, Thomas Richards.

“Tash e dimë se çfarë kapaciteti kanë lojtarët. U kemi vendos GPS në veshjet e tyre dhe jemi të informuar për shumë të dhëna”.

Vetëm ylli francez Kylian Mbappe dhe ai gjerman Leroy Sane kanë vrapuar më shpejtë se Zeneli.

“Është interesante se Arbër Zeneli ka bërë një ndër vrapimet më të shpejta në garat e Ligës së Kombeve. Ai arriti shpejtësinë prej 33.8 km/h. Vetëm Kylian Mbappe i Francës dhe Leroy Sane i Gjermanisë ishin më të shpejt se ai”, deklaroi Richards në emisionin 2me1. /Telegrafi/

Exit mobile version