Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës, Arbër Zeneli ka gjetur golin e parë me fanellën e Reims në Ligue 1.
Zeneli u transferua vetëm në fund të afatit kalimtar nga Herennveni te Reims për një shifër të raportuar rreth katër milionë euro.
Megjithatë, ylli i Kosovës ka arritur të lë shenj menjëherë me fanellën e klubit francez.
Pas asistimit në ndeshjen e kaluar ndaj Rennes, Zeneli tashmë ka gjetur edhe golin.
Sulmuesi i Kosovës ka shënuar ndaj Montepellierit në minutën e 47-të të ndeshjes.
⏱️ 47' GOOOOAAAAL! @StadeDeReims comes back from behind with Seneli's spot kick 💥#MHSCSDR | #Ligue1Conforama pic.twitter.com/AStJHUi7MS
— Ligue 1 English (@Ligue1_ENG) February 24, 2019
Goli i Zenelit erdhi nga penalltia dhe ishte i epërsisë 2-1 për mysafirët e Reimsit.
Zeneli gjithashtu asistoi edhe tek goli i parë i ekipit të tij në minutën e 27-të.
Më poshtë Telegrafi ua sjell videon e golit të shënuar nga Zeneli, në rast se nuk iu hapet video e mëposhtme, atëherë klikoni këtu. /Telegrafi/