Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Arbër Hoxha, gjithashtu ka folur për mediat pas rikthimin në Tiranë nga Euro 2024.
Ai deklaroi se Kombëtarja shqiptare dha maksimumin e saj në rrugëtimin në Evropian.
Pas rikthimit nga Gjermania, Hoxha u shpreh se në ato minuta që ishte në fushë, ai dhe skuadra e tij dha maksimumin edhe pse kishin kundërshtarë shumë të fortë përballë.
“Së pari dua të falënderoj të gjithë shqiptarët që ishin me ne atje, ishte ndjenjë e jashtëzakonshme”, deklaroi Hoxha.
“Sa i përket anës personale jam munduar të jap maksimumin dhe të bëj më të mirën”.
Kishim kundërshtarë të fortë. Për mua ishte ëndërr të isha në Gjermani, kam dhënë 100% në çdo minutë”, potencoi më tej Hoxha. /Telegrafi/