Telegrafi

Arbër Hoxha afër zyrtarizimit si lojtar i Alanyasporit, detaje nga marrëveshja

Sulmuesi i Ballkanit, Arbër Hoxha është afër zyrtarizimit të transferimit te klubi nga Superliga e Turqisë, Alanyasport.

Pas Jetmir Topallit, rrugën e largimit nga Ballkani dhe transferimin në Turqi pritet ta ndjekë edhe sulmuesi tjetër i ri, Arbër Hoxha.

Sipas burimeve të Telegrafit të afërta me lojtarin, Ballkani ka arritur marrëveshje me Alanyasporin për transferimin e Hoxhës këtë verë.

Ky burim i ka thënë Telegrafit se mbyllja e gjithë marrëveshjes dhe transferimit pritet të bëhet gjatë javës së ardhshme.

Gjatë javës së ardhshme, Hoxha pritet të udhëtoj drejt Turqisë për të vënë të zezën mbi të bardhë.

Detaje tjera dhe shifra nuk janë bërë ende të ditura, por thuhet se klubi nga Suhareka pritet ta fitojë një shumë jo edhe aq të madhe, ndërsa mund të ketë ende të drejt rreth 15-20 për qind të kartonit të lojtarit në shitjen e radhës.

Punë të madhe në transferimin e Hoxhës te Alanyaspori ka bërë edhe Amir Prepolli, një ish-lojtar që tani bën punën e menaxherit.

Ndryshe, Alanyaspor e ka mbyllur sezonin e fundit në vendin e pestë në Superligën e Turqisë dhe këtë sezon do të luajë në kualifikime të Ligës së Evropës. /Telegrafi/