Përfaqësuesit e Ronald Araujo kanë hedhur poshtë raportet nga Italia që pretendojnë se qendërmbrojtësi uruguaian ka pranuar t’i bashkohet Juventusit.
Sipas rrethimit të Araujo, lojtari është i fokusuar vetëm në rikthimin e ritmit të ndeshjes pas një pushimi gjashtë-mujor të lëndimit.
E ardhmja e Araujo te Barcelona është vënë në dyshim, pavarësisht se ka një kontratë deri në verën e vitit 2026.
Paraqitjet e Pau Cubarsi dhe Inigo Martinez kanë ngritur pikëpyetje për vendin e Araujo në formacionin titullar.
Megjithatë, mediat spanjolle bëjnë me dije se Araujo është i hapur për të diskutuar një kontratë të re me Barcelonën.
Sidoqoftë, interesimi i Juventusit për lojtarin mund t’i komplikojë gjërat.
Mediat nga Italia pretendojnë se Araujo ka dhënë miratimin e tij për një transferim te Juventusi, me trajnerin Thiago Motta që e sheh atë si një yll që do a ndihmonte për mbrojtjen në skuadër. /Telegrafi/