Telegrafi

Araujo refuzon ofertën e Barcelonës për vazhdimin e kontratës: Manchester United dhe Chelsea në gatishmëri

Ronald Araujo, të cilit kontrata me Barcelonën i përfundon në verën e vitit 2023, ka refuzuar ofertën e klubit për vazhdimin e kontratës.

Bisedimet mes agjentit të lojtarit dhe klubit katalanas u zhvilluan javën e kaluar, por oferta e bërë nga Blaugrana u refuzua me shpejtësi, megjithëse diskutimet ishin miqësore dhe ata pritet të kthehen në tryezën e bisedimeve në një datë të mëvonshme.

Megjithatë, lajmi ka vënë në gatishmëri gjigantët e Ligës Premier, Manchester United dhe Chelsea, pasi uruguaiani mund të joshet nga një mega ofertë nga disa prej klubeve më të pasura në botë.

Araujo është bërë një shtyllë në formacionin fillestar të Barcelonës, duke u dëshmuar si një partner i aftë për Gerard Pique në zemër të mbrojtjes.

Ai madje paraqitet si në krahun e djathtë ashtu edhe në të majtë kur është e nevojshme.

Drejtori sportiv i Barcelonës, Mateu Alemany, e ka bërë prioritet zgjatjen e kontratës së Araujos, duke besuar në moshën dhe potencialin e tij, si dhe faktin se mbrojtja ka qenë një pozicion problematik për klubin vitet e fundit.

Araujo gjithashtu dëshiron të qëndrojë, por është duke pritur për një marrëveshje më të mirë bazuar në paraqitjet e tij. /Telegrafi/