Ronald Araujo thuhet se e ka bërë të qartë se dëshiron të largohet nga Barcelona ‘sa më shpejt të jetë e mundur’, ndërsa Juventusi vazhdon të bëjë presion që ë janar dhe shpreson të nënshkruajë me uruguaianin për të zgjidhur çështjet e problemeve të tyre në mbrojtje.
Juventusi shpreson të shtojë të paktën një mbrojtës të ri në radhët e tyre në janar në mënyrë që të mbulojë humbjet e Bremer dhe Juan Cabal, të cilët të dy pësuan lëndime serioze në gju në fillim të sezonit.
Juventusi i paraqiti një ofertë Barcelonës për qendërmbrojtësin 25-vjeçar, por Blaugrana e refuzoi, pasi do një çmim prej 70 milionë eurove, që është shumë e tepërt për Bianconerët dhe situatën e tyre aktuale financiare.
Pavarësisht se Hansi Flick këmbëngul se ai shpreson të mbajë Araujo, vetë lojtari ka informuar disa nga kolegët e tij se dëshiron të largohet nga klubi ‘sa më shpejt të jetë e mundur’, shkruan Mundo Deportivo.
Ky medium shkruan se Araujo e ka bërë të qartë kërkesën e tij.
Edhe pse Barcelona ka kërkuar një tarifë prej 70 milionë euro, Aruajo do të jetë në vitin e fundit të kontratës së tij në verë, që do të thotë se çmimi mund të bjerë ndjeshëm nëse Juventus vendos të qëndrojë në garë edhe për verë, nëse nuk e arrin këtë muaj. /Telegrafi/