Telegrafi

“Apple GPT” – gjiganti i teknologjisë po zhvillon një chatbot me Inteligjencë Artificiale

Apple po zhvillon mjete të Inteligjencës Artificiale për ta sfiduar kompanitë sikurse OpenAI dhe Google, sipas një raporti të ri nga Mark Gurman i Bloomberg.

Gjiganti i teknologjisë ka krijuar një chatbot që disa inxhinierë nga brenda po i referohen si “Apple GPT”, transmeton Telegrafi.

Apple ende nuk e ka përcaktuar një strategji për lansimin e kësaj teknologjie për konsumatorët, por thuhet se po synon të bëjë vitin e ardhshëm një njoftim të rëndësishëm lidhur me AI-n.

Sipas këtij raporti, Apple ka ndërtuar kornizën e vet, të quajtur “Ajax” për të krijuar modele të mëdha gjuhësore me Inteligjencë Artificiale sikurse ChatGPT ose Bard.

Ajax funksionon me Google Cloud dhe është i ndërtuar me Google JAX. /Telegrafi/