Për dallim nga Jose Mourinho, i cili po qëndron në hotelin me pesë yje Lowry, Pep Guardiola bën jetë luksoze me disa yje të Manchester Cityt në një apartament në qendër të Mançesterit.
Trajneri spanjoll jeton në suitat e qytetit në Chapel Street, ku mund të qëndrojë kur nuk është i angazhuar rreth klubit.
Objekti ku po qëndron, i ofron Guardiolas shumë mundësi për t’u argëtuar në ditët e festave pas fitoreve.
Sipas Manchester Evening News, banorët e këtyre apartamenteve luksoze kanë qasje në pishinë, xhakuzi dhe palestër.
Ndërsa nëse janë mërzitur duke qëndruar brenda, atëherë kanë shumëçka për të bërë jashtë objektit.
Duke qenë se lokalizohen në qarkun Deansgate në Chapel Street, banorët mund të vizitojnë dyqanet në afërsi që mbajnë gjësende të markave të shtrenjta.
Njëherësh, aty afër janë edhe restorantet, të cilat mund t’i vizitojë Guardiola dhe lojtarët e tij.
Në këto apartamente banojnë edhe David Silva dhe Gabriel Jesus. /Telegrafi/