Houssem Aouar është gati për ta bërë hapin e madh në karrierë, duke u larguar nga Lyoni.
Mesfushori francez ka kërkuar largimin nga klubi aktual pasi dëshiron që të luaj në një skuadër më të madhe.
E përditshmja franceze L’Equipe ka raportuar se Aouar ka tri opsione për tu transferuar gjatë afatit kalimtar të janarit.
Arsenal vazhdon të insistojë për transferimin e tij, por në garë mbeten edhe dy kampionët ai i Francës, Paris Saint Germain dhe ai i Italisë, Juventusi.
Real Madridi ka hequr dorë nga transferimi i Aouarit në janar pasi Los Blancos nuk do të bëjnë përpjekje deri në verë, nëse lojtari mbetet në Lyon.
Por qëndrimi i tij në Lyon duket shumë i vështirë, pasi Aouar ka kërkuar largimin qysh në dimër nga klubi i tij.
22-vjeçari ka pasur disa probleme me klubin, por në 15 ndeshje të zhvilluara ka shfaqur formë të mirë duke shënuar tre gola e duke kontribuar me tre asistime të tjera.
Lyon për ta lënë të lirë xhevahirin e tyre kërkon të fitojë 50 milionë euro. /Telegrafi/