Telegrafi

Antony i vendosur të ribashkohet me Ten Hag te Unitedi

(Foto: Instagram/antony00)

Manchester Unitedit i është dhënë një shtytje në garën për shërbimet e Antony, pasi futbollisti është i vendosur të ribashkohet me trajnerin Erik ten Hag.

Djajtë e Kuq kanë mbajtur bisedime jozyrtare në lidhje me 22-vjeçarin, mirëpo akoma nuk i kanë bërë ofertë Ajaxit.

Ten Hag dëshiron ta përforcojë fazën e sulmit pas largimeve të Edinson Cavani e Jesse Lingard, derisa Mason Greenëood vazhdon të mos jetë në dispozicion.

(Foto: Instagram/antony00)

Anësori brazilian e ka bërë të qartë se dëshiron të bashkohet me ish-trajnerin e tij në Old Trafford.

Lexo po ashtu Dy formacionet se si mund të rreshtohet Unitedi me prurjet e reja - Ten Hag vështron shtatë lojtarë

Antony ka raporte shumë të mira me strategun holandez, me të cilin kanë punuar te Ajaxi duke i fituar dy tituj të Eredivisie dhe Kupën e Holandës.

(Foto: Instagram/antony00)

Trajneri i Unitedit e ka identifikuar atë si shënjestër për afatin kalimtar veror dhe dëshira e lojtarit për t’u ribashkuar me Ten Hag, është një shtytje e madhe për klubin anglez drejt arritjes së marrëveshjes. /Telegrafi/