Manchester Unitedit i është dhënë një shtytje në garën për shërbimet e Antony, pasi futbollisti është i vendosur të ribashkohet me trajnerin Erik ten Hag.
Djajtë e Kuq kanë mbajtur bisedime jozyrtare në lidhje me 22-vjeçarin, mirëpo akoma nuk i kanë bërë ofertë Ajaxit.
Ten Hag dëshiron ta përforcojë fazën e sulmit pas largimeve të Edinson Cavani e Jesse Lingard, derisa Mason Greenëood vazhdon të mos jetë në dispozicion.
Anësori brazilian e ka bërë të qartë se dëshiron të bashkohet me ish-trajnerin e tij në Old Trafford.
Antony ka raporte shumë të mira me strategun holandez, me të cilin kanë punuar te Ajaxi duke i fituar dy tituj të Eredivisie dhe Kupën e Holandës.
Trajneri i Unitedit e ka identifikuar atë si shënjestër për afatin kalimtar veror dhe dëshira e lojtarit për t’u ribashkuar me Ten Hag, është një shtytje e madhe për klubin anglez drejt arritjes së marrëveshjes. /Telegrafi/