Telegrafi

Antonela Berisha pas daljes nga BB VIP në përkrahje të Beatrix Ramosajt: Sikur ta kenë të gjithë zemrën tënde

Antonela Berisha u largua nga Big Brother VIP vetëm pak ditë më parë.

Ish-konkurrentja e “Përputhen” ka lënë përfundimisht shtëpinë më të famshme në Shqipëri e po ashtu edhe çmimin e madh prej 100 mijë eurosh.

Derisa së fundmi kishte komente të shumta rreth këngëtares Beatrix Ramosaj për raportin me Donaldin e po ashtu edhe për veprimet brenda shtëpisë, biondja ka thënë dy fjalë.

Antonela Berisha (Foto: Instagram)

Ajo ka bërë një postim në InstaStory duke treguar se ka një mbështetje të madhe ndaj artistes kosovare.

“Sikur ta kenë të gjithë zemrën tënde”, u shpreh Berisha.

Lexo po ashtu Antonela Berisha reagon për herë të parë pas daljes nga BB VIP: Falënderuese për ju që më kuptuat, ishte viti më i rëndësishëm i jetës time

Antonela përndryshe krijoi zhurmë të madhe gjatë qëndrimit në shtëpi e po ashtu u përfshi edhe në debate të mëdha.

Fjalët e Antonelës pas largimit nga BBV (Foto: Instagram)

Ajo bëri që të largohej edhe këngëtarja tjetër, Big Mama, me të cilën ishte zënë tejet shumë.

Antonela për publikun u bë e njohur që nga paraqitja në emisionin e dashurisë, “Përputhen”. /Telegrafi/