Telegrafi

Anthony Joshua ofendon rëndë Tyson Furyn: Bëhu fit, dreq i trashë (Foto)

Kampioni i kategorisë së rëndë në boks në IBF dhe WBA, Anthony Joshua, ka shpërthyer në Twitter ndaj bashkëkombësit të tij, boksierit, Tyson Fury.

Është Fury ai që ka kërcënuar Joshuan në disa deklarata për mediat britanike.

Fury mposhti Klitschkon, por brezat iu hoqën nga Bordi i Kontrollit të Boksit Britanik për doping.

Vetëm një ditë pasi Joshua potencoi se negociatat nuk zhvillohen në rrjetet sociale, ai zhvendosi taktikën duke përdorur pikërisht rrjetet sociale për të goditur një nga rivalët e tij më të mëdhenj.

“Bëhu fit dreq i trashë”, ka shkruar Joshua në postimin e tij drejtuar Furyt.

Lexo po ashtu Gjithçka rreth Anthony Joshuas

Ky ofendim i Joshuas është i panatyrshëm për karakterin e tij, duke ditur se ka qenë shumë sportiv.

Pas këtij shpërthimi ishte gazetari Kugan Cassius ai që tha se këtë mëngjes e kemi parë “Anthony Joshuan e vërtetë”.

Kampioni u përgjigj edhe ndaj gazetarit të njohur, duke thënë: “Anthony Joshua i vërtet? Për çka? Për një të sharë? Mbylle gojën?”.

Joshua mbrojti brezat e tij ndaj Carlos Takam me KO teknik, luftë për të cilën u kritikua n ga Fury dhe Parker. Foto: Getty Images

Joshua pak kohë më parë deklaroi se promotori i tij po bisedon me Furyn, por se më të përgatitur për një luftë të kampionëve janë Wilder dhe Parker.

/Telegrafi/