Telegrafi

Anthony Joshua konfirmon bisedimet për një duel me Tyson Furyn

Joshua duke u përgatitur intensivit për duelin ndaj Takam. Foto: Getty Images

Kampioni i botës në boks në kategorinë e rëndë, Anthony Joshua, ka thënë se promotori i tij, Eddie Hearn, po bisedon me ekipin e Tyson Fureyn për një duel të mundshëm në të ardhmen e afërt.

Joshua mbrojti titujt e tij në WBA dhe IBF në një përballje të vështirë ndaj Carlos Takam në Principality Stadium të Cardiffit.

Duke folur për Sky Sports teksa ateroi me helikopter në Londër, Joshua ka pranuar se ai dëshiron të përabllet me Furyn nëse ai përgatitet mirë fizikisht.

“Është Anthony Joshua kundër gjithë botës për momentin, unë duhet të luftoj ndaj të gjithëve”.

Lexo po ashtu Gjithçka rreth Anthony Joshuas

“Eddie Hearn ka të drejtë, si promotor është mirë për të, është mirë për mua dhe mendoj se do të jetë mirë për të gjithë që duan të më shikojnë mua dhe Tyson Furyn në ring”.

Joshua duke mbajtur rripat e tri kategorive: IBF, WBA dhe IBO (Getty Images)

“Unë i dëshiroj atij shumë fat me atë që po kalon sepse ne duhet ta shohim sërish në ring”.

“Eddie ka telefonuar tymon Furyn për t’i bërë gjërat të ndodhin. Kjo është një luftë që mund të ndodhë shpejt”.

“Deri më tani, boksierët tjerë që janë afër një lufte për titull të kampionit janë Joseph Parker dhe Deontay Wilder”, potencoi Joshua. /Telegrafi/

/Telegrafi/