Jennifer Aniston dhe Justin Theroux kanë zgjedhur një vend të veçantë për muajin e tyre të mjaltit.
Çifti i sapo martuar i Hollywoodit ndodhen në pushime në ishullin Bora Bora, në një rezort super luksoz.
Një burim ka zbuluar për “PageSix” të New Yor Post se dy aktorët po i shijojnë këto ditë në shoqërinë e miqve të tyre më të ngushtë në disa shtëpiza të vogla të resortit, të cilat kushtojnë mbi 5 mijë dollarë nata.
Aniston, 46 vjeçe, dhe Theroux, 44 vjeçar, u martuan në një ceremoni private të mërkurën e shkuar në vilën e tyre në Los Angeles.