Telegrafi

Anija kozmike e fluturimt Ax-3 nga SpaceX ka zbarkuar me sukses në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës

Anija kozmike e misionit Ax-3 nga SpaceX, në bordin e së cilës përfshihen astronautë nga Italia, Suedia, dhe Turqia, ka zbarkuar me sukses në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës.

Gjatë udhëtimit të tyre ata janë shoqëruar nga një astronaut në pension i NASA-s, i cili tashmë punon për kompaninë private që e ka organizuar fluturimin.

Bëhet e ditur se, ata do të kalojnë dy javë në hapësirë duke kryer eksperimente dhe duke marrë pamjet e Tokës nga Stacioni Ndërkombëtar Hapësinor, përpara se të kthehen në planetin tonë.

Ky fluturim i kushton secilit prej tre shteteve nga 50 milionë euro.

Vlen të ceket që ekuipazhi përfshin edhe turkun Alper Gezeravci, i cili tashmë është shtetasi i parë turk në hapësirë.

Atij iu bashkangjiten edhe Marcus Wandt nga Suedia, koloneli i Forcave Ajrore italiane Walter Villadei, dhe shoqëruesi i NASA-s, Michael Lopez-Alegria. /Telegrafi/